Një 55 vjeçarjeje i është vjedhur banesa orët e vona të natës së djeshme, ndërsa ajo ka kaluar në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike pas të gjithë shkatërrimit që vandalët i kishin bërë shtëpisë së saj. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të gjetur hajdutin ose hajdutet.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, gjatë natës, në rrugën “Bill Klinton”, është vjedhur banesa e shtetases M.F, 55 vjeçe.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


