• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET RAMËS/ Bardhi: Nuk e mbulon dot diellin me shoshë, e kuptoj pse nuk përmbahesh…
Home
Politikë

I PËRGJIGJET RAMËS/ Bardhi: Nuk e mbulon dot diellin me shoshë, e kuptoj pse nuk përmbahesh…

26 September, 2024 s.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Kryeministri Edi Rama vijojnë replikat në distancë, pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit heqje lirie, deputetin Ervin Salianji.

Në reagimin e fundit, Bardhi shkruan se e kupton pse Edi Rama nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. “Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë”, shprehet Bardhi.Ai thekson se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

“Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:
Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë”, thekson Bardhi.

Postimi nga Gazment Bardhi

Një qetësues për Kryeministrin e bandave!

E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti i të cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.

E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.

Faktet janë se:

1. Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

2. Edi Rama është i vetmi Kryministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.

3. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që ka vëllanë të dyshuar si trafikant droge. (Kallëzimi im në SPAK, në çdo formë që ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama përdori makinën e trafikantëve të drogës në të njëjtën kohë që ata ngritën laboratorin e drogës në vitin e parë të qeverisjes së vëllait kryeministër – Procedimi 84, viti 2024).

4. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.
Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:
Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!

P.s: Ka Geroni vëlla; por ka edhe Olsi! Madje ka një vëlla jo vetëm frikacak e të paftyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrën me shumë “dinjitet”, aq sa për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij, vetëm që të mos ballafaqohej me Ervin Salianjin në gjykatë! Taksirat e ke, si vëlla i mirë që je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bëj edhe ti të njëjtën gjë! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi për të qëndruar në pushtet dhe as ty nuk do të mjaftojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA SANKSIONE TË REJA NDAJ RUSISË/ Kompania e kriptomonedhave në shënjestër të Departamentit të Thesarit amerikan
Previous article TRAGJIKE/ Nëna e pesë fëmijëve ndërron jetë gjatë procedurës estetike në të pasme

s.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT