• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET PRERË ALBIN KURTIT/ Vuçiç: Reciprocitet s’mund të ketë, nuk iu njohim si shtet
Home
Rajon

I PËRGJIGJET PRERË ALBIN KURTIT/ Vuçiç: Reciprocitet s’mund të ketë, nuk iu njohim si shtet

7 February, 2020 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit të cilat ndërlidhen me Serbinë dhe dialogun.

Sa i përket premtimeve të Kurtit, Vuçiç thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe flet papërgjegjësi”.

Teksa ka folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiç thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë.

Megjithatë potencon se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçiç i sheh si lajme të mira, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Është mirë që po e konsideron heqjen e taksës, do të ishte mirë të bisedonim në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç.

Sipas tij vendime të tilla janë të pritshme, pasi që Kurti dëshiron avancimin e pozicionit të tij si politikan.

“Kjo është diçka që pritet, Kurti është duke përparuar në pozitën e tij politike në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiç.

Sa i përket mundësisë së uljes në tavolinën e negociatave me Kurtin, Vuçiç ka thënë se nuk përcakton Beogradi se me kë ulet në tavolinë, pasi që populli në Kosovë zgjedh përfaqësuesit e tyre.

Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiç thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë, transmeton ‘express’.

Në fund kreu i shtetit serb ka folur edhe për situatën e sigurisë. Vuçiç thotë se është i lumtur që në 8 vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident apo konflikt në baza nacionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "10 ME 0 PËR ALKETËN"/ Italianët dashurohen me paraqitjen e prezantueses në "SANREMO" (FOTOT)
Previous article "SANREMO FOLI SHQIP"/ Alketa Vejsiu pas prezantimit: Jam e prekur nga dashuria e shqiptarëve

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje... Rajon

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje...

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT