• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET PANARITIT/ Çuçi: Fondet e skemës IPARD nuk ‘flenë në sirtar’, Shqipëria i vetmi vend që çeli dy thirrje brenda një viti
Home
Politikë

I PËRGJIGJET PANARITIT/ Çuçi: Fondet e skemës IPARD nuk ‘flenë në sirtar’, Shqipëria i vetmi vend që çeli dy thirrje brenda një viti

6 April, 2020 F.autor Politikë

Një ditë më parë ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti kërkoi që fondet e programit IPARD për bujqësinë të përdoreshin për të amortizuar krizën e Covid-19 në këtë sektor dhe sipas tij të mos ‘flenë në sirtar’.

Por sot ka ardhur ragimi nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ndonëse ky i fundit nuk e përmend me emër paraardhësin e tij, deklaron se skema e granteve IPARD prej një vit e gjysmë po jep një kontribut të madh tek investimet në sektorin rural. Çuçi i kujton Panaritit edhe kohën kur ai ka qenë ministër dhe që skema IPARD ishte e paakredituar. Ministri thekson se gjithashtu se Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.Më poshtë deklarata e tij e plotë:Nisur nga disa reagime për skemën e granteve IPARD dhe impaktin e emergjencës së Covid-19 në sektorin rural, dua të bëj disa saktësime per publikun.

Fondet e kësaj skeme nuk ‘flenë në sirtar’, por janë në dispozicion të fermerëve dhe agrobiznesit. Falë kësaj skeme sot kemi investime të rëndësishme në ferma, makineri, linja prodhimi dhe asete të tjera sipas masave përkatëse. Ka perënduar koha kur IPARD ‘flinte’ në ministri prej 4 vitesh për shkak të mosakreditimit.Ka 1 vit e gjysem qe kjo skemë ka një kontribut të madh në investimet që po bëhen në sektorin rural.Në Thirrjen e Parë të IPARD ne kontraktuam 25 milionë euro. Në Thirrjen e Dytë kemi 377 aplikime dhe plot 56 milionë euro në dispozicion.Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.

Po kështu jemi i vetmi vend, ndër ato që përfitojnë nga skema IPARD, që çelëm dy thirrje brenda një viti për të gjitha masat e akredituara.IPARD është një program që parashikon investime, jo mbështetje direkte për fermerët dhe pavarësisht krizës së Covid-19, nuk ka patur deri më tani diskutime për modifikimin e tij. Pagesat direkte janë vetëm për vendet anëtare të BE.Ecuria e IPARD në Shqipëri është sipas parashikimeve dhe shumë investime në të gjithë vendin janë sot realitet, të tjera janë duke u përfunduar dhe plot projekte presin që të financohen.Edhe pse në kushtet e masave kufizuese të kësaj emergjence, sektori bujqësor në Shqipëri vijon punën. Megjithatë kjo është një situatë dinamike që ne po e monitorojmë me kujdes dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme në momentin e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCA PËRJETON "FERRIN"/ 833 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë, mbi 98 mijë të infektuar
Previous article KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Seria A shkurton deri në 33% pagat e lojtarëve, ja arsyeja

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT