Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve apo vendeve skeptike në lidhje me nismën ‘Open Balkan’ duke thënë se nuk duhet të ngrenë teori konspirative rreth kësaj çështje, por se duhet ta dinë se gjithçka bëhet për lehtësimin e kufijve dhe heqjen e barrierave duke lehtësuar barrën e fermerëve dhe bizneseve në kufi ku nga qëndrimi i gjatë u prishen produktet.
” Ka intervenim të vazhdueshëm të njerëzve real dhe këto njerëz vuajnë peshën marramendëse të kufijve dhe 4 palë burokracive. A vihet dot në diskutim e drejta e tyre se dikush nga një kolltuk i studios televizive ngre teori konspirative për Ballkanin e Hapur. A mund dot që të gjithë këto njerëz nga Konispoli për të çuar produktet tyre në Maqedoni e Bosnje ju duhet të bëjnë rrugën e Mangalenit. Deri kur të nis bostani nga Konispoli, në Bosnje është bërë frutë i thatë”, tha Rama.