• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET ILIR METËS/ “Oligarku” Gjergj Luca: Pas 25 prillit do të sjell peshk në Lalëz o të marrsha të ligat (VIDEO)
Home
Politikë

I PËRGJIGJET ILIR METËS/ “Oligarku” Gjergj Luca: Pas 25 prillit do të sjell peshk në Lalëz o të marrsha të ligat (VIDEO)

24 February, 2021 Delo.autor Politikë

Biznemeni Gjergj Luca i është përgjigjur presidentit Meta, pak pasi kreu i shtetit e përmendi gjatë konferencës për shtyp nga Presidenca.

Teksa po i përgjigjej një pyetjeje mbi një deklaratë të Taulant Ballës, Meta e përmendi edhe Lucën duke e quajtur oligark.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla mund të pjellë mendja. Siç ishte vizita ime e fshehtë dhe sekrete në Librazhd, që e di gjithë populli i Librazhdit.” – tha Meta sot.

Luca i ka kthyer përgjigje me anë të një videoje presidentit Meta. Me doza ironie, biznesmeni e falënderoi kreun e shtetit që e quan oligark dhe thotë se deri në datën 25 prill do jetë duke hedhur beton, ndërsa pas datës 25 prill i premtoi Metës se do i çojë peshk në Gjirin e Lalzit.

“Përshëndetje miq, ju flas nga kantieri më i ri i Rozafës. Jam oligarku Lucë. O Lomo, lene pak Lom se do flas për Presidentin, stop, stop, stop. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë i nerum, për punën e madhe që po bëjmë, është pika e tretë e Rozafës që po marojmë këtë vit.

Edhe jemi duke hedh beton këtu, me gjithë këta djem. Desha t’i thosha faleminderit shumë presidentit që gjithmonë më kujton edhe më nxit për të punu. Edhe këta zotnitë këtu, prapë kam një falenderim tjetër. Janë që të gjithë, me insistimin e madh të institucioneve me në krye presidentin tonë të nderum u bo vettingu, janë avokat. Avokat Beni. Beno ku je, Beno. Ma përshëndet një çikë presidentin. Ky është avokat Beni, ka qenë prokuror, edhe me vettingun, faleminderit u shtu një vend pune.

Ej ku e kam atë kingun, ku e kam atë. Ku është ai o vlla. O Bektash. Ja, ja. Ky është Bektashi shoku president. Ky ka qenë gjykatës. Ka qenë ai që ka dënu ata në Durrës a kupto, edhe e kapi vettingu. Bektash, o Bektash, përshëndete presidentin. Shumë faleminderit se na ke shtu fuqinë e punës.

Deri në datë 25 prill unë jam duke hudh beton vlla dhe nuk përgjigjem dot, flotën e kam bosh. Pas 25 prillit jam në det, Siguro do të bi noj gjo aty ke Gjiri i Lalzit. Noj peshk, noj gjo ça të pëlqen ty. A ta morsha të ligat, shyqyr që të kemi. Shumë faleminderit. Të dhëntë Zoti shëndet, president. Të dhëntë Zoti shëndet dhe faleminderit që na mbështet ne oligarkëve. Shumë faleminderit.” – thotë Luca në videomesazhin e tij.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DENDURA TË BORËS/ I bllokuar prej më shumë se 40 ditësh, nis hapja e rrugës drejt fshatit Panarit në Korçë
Previous article KORONAVIRUSI/ Agjencia Amerikane e Barnave miraton vaksinën Johnson & Johnson: Efektive kundër disa varianteve të Covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT