• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PËRFSHIRË NË VRASJEN E BLEDAR MUÇËS/ Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj
Home
Aktualitet
Kronikë

I PËRFSHIRË NË VRASJEN E BLEDAR MUÇËS/ Ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

12 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i cili ishte arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës në janar të vitit 2022, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK.

Ndërkohë, për të njëjtë ngjarje, në tetor të atij viti u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias, ku sipas mediave spanjolle, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni.

Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë, më 22 janar 2022 në Aartselaar. Kujtojmë se Muça ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy vrasës, ndërsa autoritetet dyshonin për një vrasje me porosi. Ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të vendit ku banonte, ndërkohë që kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Fillimisht Policia belge nxori informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vete i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë Policia vendase mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.

Sipas të dhënave të Policisë, shqiptari kishte pasur më herët precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Muça gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës.

Emri i Muçës lidhet me thuajse të gjitha ngjarjet që në fokus kanë pasur burrat e fisit Çapja. Ai doli në skenë në disa ngjarje të njëpasnjëshme që lidheshin me atentate e viktima të shumta, ndërkohë që arriti t’i shpëtonte vrasjes disa herë në sulme të organizuara kundër tyre në qytetin e Elbasanit.

Muça mundi t’i shpëtonte një prej sulmeve më brutale që ka ndodhur në vendin tonë dekadën e fundit, ku disa vite më parë u sulmuan në një lokal në Elbasan dhe u vranë tre persona. Edhe më vonë u organizua një tjetër pritë ndaj tyre, por sërish dy miqtë e ngushtë, Florenci dhe Bledari, mundën të shpëtonin, ndërkohë që emri i tij u lidh edhe me dy përplasje me Policinë. Në njërin u tha se ai qëlloi mbi Policinë e Elbasanit, ndërkohë rreth dy vite më vonë ai tentoi t’i merrte jetën një punonjësi të Policisë së Burgjeve me anë të një aksidenti.

Po ashtu, emri i Muçës del në skenë që kur nisi hakmarrja e përgjakshme për vrasjen e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florencit, duke shënuar pas asaj kohe një mori viktimash. Që nga vrasja e dy vëllezërve Rexhepi në Elbasan, ekzekutimet e babë e bir brenda banesës e tyre, më vonë edhe të një tjetër djali të familjes Beqiri e deri tek ekzekutimet jashtë vendi si larje hesapesh mes grupeve rivale, emri i Bledar Muçës gjithnjë ka qenë i dyshuar, por Policia dhe Prokuroria asnjëherë nuk mundën të gjejnë provat e duhura që ai të lihej në qeli. Madje edhe sa herë është arrestuar, Muça ka mundur të lirohet për shkak të mosfaktimit të asnjë akuze që ngrihej ndaj tij për ngjarje të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE E KOSOVËS MERR VOTËBESIMIN NË KUVEND/ Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë
Previous article "PADIA ËSHTË E PAKUPTIMTË"/ Qeveria reagon pasi aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet "Diella"

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT