Vazhdon të bëjë bujë rasti ii vajzës 19-vjeçare të përdhunuar dhe më pas të vrarë në Greqi, Eleni Topaloudi. Detaje të reja të rëndësishme kanë dalë në dritë në lidhje me këtë rast, ku i pandehur është edhe një djalë i ri nga Shqipëria.
Babai ii vajzës së abuzuar dhe më pas të vrarë nga dy të rinj ka thënë për median greke STAR se fajtorët meritojnë dënimin maksimal. “Fajtorët duhet të marrin dënim maksimal. Unë do të loboj për këtë, sepse ata e meritojnë të dënohen”, deklaron ai. Babai ka shtuar se do të jetë në gjykatë kur të bëhet gjyqi ndaj 2 të pandehurve.
I ati i vajzës shprehet se vajza e tij 19 vjeçe ishte gënjyer nga djemtë në një moment që kishte qenë e vetme. Djemtë i kishin thënë se do të shkonin në një vend që të dëgjonin muzikë, por ky ishte vetëm justifikim.
Të pandehurit tashmë kishin një plan të mirfilltë kriminal për të abuzuar me të. Historia tragjike përfundoi me vrasjen e 19-vjeçares nga Greqia, ndërsa të pandehur për ekzekutimin makabër të së resë janë një shqiptar dhe një pjesëtar i komunitetit rom.


