Gjykata e Athinës dënoi sot me burgim të përjetshëm shqiptarin Aleksandër Lucaj dhe shokun e tij grek, Manolis Koukouras, për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi, në nëntor të 2018.
Por ndërsa seanca maratonë vijonte, pala mbrojtëse e 23-vjeçarit grek kërkonte masa lehtësuese duke pretenduar se Koukouras është penduar dhe do të dëshironte që studentja 23-vjeçare të ishte gjallë.
Ishte kjo deklaratë dhe kërkesë që ngjalli zemërim e dhimbje te prindërit e Elenit, duke thënë se e bija e tyre është e vdekur dhe askush nuk mund ta kthejë në jetë dhe se të dy autorët meritojnë dënim maksimal.
Mes lotësh e britmash, nëna e vajzës iu drejtua palës mbrojtëse, duke i thënë: “Fëmija im nuk kthehet më, çfarë masash lehtësuese?! Ai qen më përdhunoi dhe më vrau vajzën”.
“Jeta ime u shkatërrua. Meshkuj, meshkuj… të jeni më besë, mos u bëni si ata”, dëgjohet të thotë ajo.


