• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PENDUARI QË “RIHAPI” DOSJET E BUJSHME/ Kush është Luftar Reçi, nxorri “zbuluar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën
Home
Aktualitet
Kronikë

I PENDUARI QË “RIHAPI” DOSJET E BUJSHME/ Kush është Luftar Reçi, nxorri “zbuluar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën

8 December, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Është dashur dëshmia e Luftar Reçit që Prokuroria të zbardhte 2 nga vrasjet e bujshme të ndodhura 15 vite më parë, atë të biznesmenit Vjadin Lamaj dhe ish-anëtarit të bandës së Durrësit Klodian Saliu.

Luftar Reçi u shpall në kërkim në vitin 2005, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe akuzohej për vrasjen e Maksim Lalës.

Por kush është Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të Lalës? Reçi po vuan denimin ne burg prej 11 vitesh, pasi mbi te  rendojne akuzat per vrasje dhe trafik droge.

Por emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes sot për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre.

Informacionet që ai ka dhënë si i penduar në dy vrasjet e bujshme të 26 dhe 27 shkurtit 2005 janë kyç për akuzat që SPAK artikuloi sot. Luftar Reçi është vënë në pranga në vitin 2009, pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2005, i dyshuar atëherë për disa ngjarje kriminale dhe i akuzuar për vrasjes e Maks Lalës.

Ai është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze rreth një vit më parë.

Luftar Suleman Reçi ka qenë i akuzuar për ‘vrasje me paramendim‘, e kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si dhe të ‘trafikimit të lëndëve narkotike‘”.

Reçi së bashku me nipin e tij Taulant Elezi, më 8 maj 2005, në aksin rrugor të autostradës Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës Maksim Aleks Lalën.

Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel.

Pas izolimit në burgun e sigurisë së lartë, në Burrel, Reçi është vizituar disa herë nga atëherë drejtori i Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Brendshme Agron Kuliqi.  Zbritjet e tij të bujshme nga helikopteri i kësaj ministrie në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit verilindor tërhoqi vëmendje të madhe në qytet.

Për vrasjen e Maksim Lalës, Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Angelino zhbllokon sfidën ndaj Manchester United (VIDEO)
Previous article CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT