• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I PARI NË SHKOLLË MESME, ABSOLUT NË FAKULTET”/ Pedagogët tregojnë Albin Kurtin student (VIDEO)
Home
Rajon

“I PARI NË SHKOLLË MESME, ABSOLUT NË FAKULTET”/ Pedagogët tregojnë Albin Kurtin student (VIDEO)

7 November, 2019 k.autor Rajon

“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme deri tek provimi pranues në Fakultetin Teknik. Numri maksimal i pikëve ishte 300 dhe Albini i kishte marrë të gjitha”. Kështu deklaron Salem Lepaja, profesori i kreut të Vetëvendosjes.
Profesorët e përshkruajnë Albin Kurtin si një student ndryshe nga të tjerët.

Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë, ndërkohë që rezultatet e provimit e radhitën atë në krye të listës së kandidatëve, pasi ai kishte plotësuar testin. Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.

Lepaja pohon se ngeli i befasuar kur Kurti gjatë vitit të në tretë të studimeve, kaloi lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.

“Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja për RTV Dukagjini.

Ruzhdi Sefa, pedagog në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik. Mirëpo kjo përgjigje e vëllait të Albin Kurtit, nuk i pëlqeu Sefës.

“Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Ata thanë se po libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që “mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof” por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është kryeministri i mandatuar i Kosovës. Lëvizja që ai drejton doli forcë e parë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, ndërsa vetë Kurti, politikani më i votuar.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/11/7bgq7QlxRwI1OKZVLNHn_06_e1c57461f70012acbbcfe1194471360f_video_720p_converted.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "8 VJEDHJE NË PAK KOHË"/ Ishte kthyer në makth për "çiklistët" në Durrës, arrestohet hajduti 40-vjeçar
Previous article PËRSE JO? Mane i përgjigjet Guardiolës: Do të simuloj përsëri për të fituar penallti

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT