Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka postuar foto nga spitali COVID4, ndërsa thotë se ambienti disponon të gjitha aparaturat dhe infrastrukturën e nevojshme për pacientë me COVID.
Me një shënim në facebook, Manastirliu shprehet se spitali do të vihet në funksion, “si pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm”.
Ajo u ka bërë apel edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat thjeshta të koronavriusit, mbajtjen e maskës, higjienën dhe distancimin social.
Postimi i plotë:
Këto pamje që shihni i përkasin spitalit COVID4, plotësisht i pajisur me aparatura dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas planit të përgatitur për burimet njerëzore, me prof. Krenar Lilën, prof. Arben Gjatën dhe stafin drejtues të QSUT, do të vihet në funksion spitali i ri, pjesë e përgjigjes tonë për përballimin e kësaj lufte të ashpër kundër virusit të rrezikshëm #covid19.
T’u japim një dorë mjekëve e infermierëve tanë në vijën e parë të betejës, duke mos neglizhuar rregullat në përditshmëri, për të mos lejuar virusin e rrezikshëm, të na dëmtojë njerëzit e dashur


