• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I PAAFTË DHE I PASIGURT”/ Trump kërcënon Londrën pas incidentit me ambasadorin Kim Darroch
Home
Nderkombetare

“I PAAFTË DHE I PASIGURT”/ Trump kërcënon Londrën pas incidentit me ambasadorin Kim Darroch

9 July, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

“I paaftë dhe i pasigurt”, kështu, ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, e kishte përshkruar presidentin amerikan Donald Trump në një letër diplomatike që duhej të qëndronte sekret. Megjithatë, një rrjedhje informacioni bëri që këto fjalë të përfundonin në shtyp dhe të kërcënojnë marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Londrës.

Menjëherë pas incidentit Londra ka hapur një hetim.

Pas egos së tij të plagosur publikisht, hakmarrja e Donald Trump nuk vonoi.

Në një postim në Twitter, Trump shkruan se “Prej sot, ne nuk do të kemi më marrëdhënie me ambasadorin britanik. Një lajm i mirë në lidhje me Britaninë e Madhe është se nuk do të ketë më Theresa May për Kryeministre. Londra do të çlirohet nga një grua që me Brexit bëri një katastrofë”

Me një gjuhë aspak diplomatike Trump ka kërkuar largimin e ambasadorit Kim Darroch, duke kërcënuar se në të kundërt do të rishikojë marrëdhëniet me Britaninë, gjë që Londrës, pas braktisjes që i bëri Europës, nuk i shkon aspak për shtat.

Pavarësisht kërcënimeve të Trump, po mbrëmjen e djeshme Theresa May ka konfirmuar mbështetjen e saj të plotë për ambasadorin, duke mos i dhënë Trump asnjë shenjë lëkundje.

E-mail-et sekrete të ambasadorit britanik në Shtetet e Bashkuara, të botuara në prestigjozen Daily Mail, kritikonin ashpër Trump-in dhe gjithë administratën e tij duke i cilësuar “të paaftë, jofunksional, të pasigurt” kurse fjalimet e presidentit amerikan “ të mbushura plot gënjeshtra”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJTHITJA E PRESIDENTIT/ Meta për gazetën greke: Rama, "nëna" e gjithë konflikteve në vend. Gazetari grek: I nxorrët bojën Shqipërisë
Previous article 15 VITE NË TOP MEDIA! Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT