• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NXJERR DOKUMENTET METËS, BASHËS DHE BERISHËS/ Veliaj: Në 2007 e latë Teatrin jashtë listës së Monumenteve të Kulturës si godinë pa vlerë, boll me lot krokodili (FOTO)
Home
Politikë

I NXJERR DOKUMENTET METËS, BASHËS DHE BERISHËS/ Veliaj: Në 2007 e latë Teatrin jashtë listës së Monumenteve të Kulturës si godinë pa vlerë, boll me lot krokodili (FOTO)

13 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i është përgjigjur me dokumente Presidentit Meta dhe opozitës lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Open”, Veliaj ka publikuar fakte se si qeveria e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes në vitin 2007, e ka lënë godinën e Teatrit Kombëtar jashtë listës së Monumenteve të Kulturës. Për më tepër, bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Institui i Monumenteve te Kultures i dërgon Ministrisë së Kulturës të qeverise “Berisha” listën e objekteve monumente të Kulturës, ndërsa Teatrin Kombetar e cilëson si një ndërtesë pa asnjë vlerë, duke mos e përfshirë në këtë listë.

“Duke qenë se z. Meta ka qenë në qeveri dhe koalicion me z. Berisha, dhe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, ka qenë ministër në ate qeveri, shikoni vendimin e vitit 2007 për institucionet që janë monument kulture në Tiranë: janë 108 institucione. Qeveria e Berishës dhe Bashës ne 2007, kësaj qeverie i bashkohet edhe Ilir Meta me pas, kishte 4 vjet që mund shpallte Teatrin monument kulture, por s’e bene. Janë 108 ndërtesa në aksin kryesor të Tiranës dhe në asnjë vend nuk është Teatri Kombëtar. E dini pse? TK nuk është në asnjë vend sepse siç thoshte qeveria e Sali Berishës dhe Lul Bashës në 2007, po ua citoj vendimin: “Bazuar në përfundimin e diskutimeve të Komitetit shkencor, Këshillit Shkencor, ku IMK i dërgon Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve listën e objekteve monumente të Kulturës, në qendrën historike të Tiranës, pra këto 108 institucione që ju përmenda, vërehet se në pikën 70 të listës, bashkëlidhur, objekti Teatri Kombëtar përmendet si ndërtesë pa vlera, duke mos u përfshirë në urdhron 122, 5/03/2007”. Në këtë urdhër të qeverisë Berisha dhe Basha, pra. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar gjithnjë se kjo është nje axhendë politike, si këndi i lojrave, pazari, sheshi e bulevardi. Ne kete liste kane futur gjithçka për mbrojtje, dhe jo TK”, theksoi Veliaj.

Sipas këtij dokumenti, në listën e gjatë me 108 godina, janë përfshirë si monumente kulture edhe klinika mjekësore, ndërsa një godinë si teatri për kryeministrin Berisha, zv/ kryeministrin Ilir Meta si dhe për Ministrin e asaj kohe Lulzim Basha, nuk meritonte të ishte në listën e monumenteve të kulturës pasi nuk ka asnjë vlerë.

“Sigurisht, janë futur gjithë godinat kryesore, mungon teatri, por shih çfarë është futur. Është futur, “ish pastërtia”, nje banesë, tip apartament, pra është futur një apartament tek bulevardi Zogu i Parë, është futur laboratori i Kriminalistikës, është futur banka Arabe, pra godina, klinika mjekësore qeveritare pas Presidencës, një pallat normal banimi; është futur banesa kolektive 5 katëshe, po tek ajo rrugë. Pra, qeveria e Lul Bashës dhe Berishës, së cilës më vonë iu bashkua Ilir Meta si aleat, ka botuar listën me 108 ndërtesa të mbrojtura dhe kanë harruar Teatrin? Ja memoja që ata kanë bërë vetë: teatrin e kanë cilesuar një godinë pa vlera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i kërkoi presidentit Meta që të lërë lotët e krokodilit, bashkë me Berishën dhe Bashën me të cilët kanë qenë në koalicion, pasi asnjë qytetar nuk i beson më.
“Institucioni i pare qe mund ta shpalle nje ndertese monument kulture eshte Ministria e Kulturës, por ministria e koalicionit Meta, Basha, Berisha ne vitin 2007 ka shpallur monument kulture ish-partinë dhe ndërtesa private, kurse Teatrin Kombetar jo. Institucioni i dytë ndërkombëtar që mund ta shpalli monument kulture është UNESCO; por as UNESCO, as Ministria e Kulturës e atyre aktorëve që janë në këshillin kombëtar të Partisë Demokratike, kur e kishin partinë e tyre në pushtet nuk e bënë kurrë këtë gjë. Është shumë e vështirë që unë dhe 1 milion qytetarë të Tiranës të besojmë që krejt papritur sapo ikën nga pushteti zbuluan se Teatri Kombetar paska vlerë më shumë se “Pastërtia” apo Instituti i Kriminalistikës, këtë nuk ka buf që ta hajë. Përgjigja ime për Ilir Metën është: ke qene në qeveri me Lulin dhe me Saliun, lotët e krokodilit për monumente kulture që vete nuk i shpalle kurrë, por i deklaruat të pavlera, nuk i ha më asnjeri.”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Këshilli Politik mblidhet sot rreth një tryeze, OSBE tregon detajet
Previous article “COVID-19 ËSHTË KOMPLOT”/ Trondit shkencëtarja: Maskat janë të rrezikshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT