Me temperaturat e larta kanë nisur të rriten edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve.
Sipas të dhënave të fundit në spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur 12 raste nga pickimet e insekteve dhe zvarranikëve.
Sipas mjekut intoksikolog në spitalin rajonal të Fierit, Lulzim Banushaj, përgjatë muajve maj-qershor në spitalin Fier janë paraqitur 12 raste pickimi, ku në 5 raste janë pickime të insekteve merimangë e akrep dhe në 7 raste të tjera nga kafshimi i nëpërkës.
Rastet në fjalë kanë ardhur nga zona të ndryshme , ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.
Dy raste ka thënë mjeku Banushaj që janë pickuar nga nëpërka i kanë shpëtuar rrezikut por kanë një kohë të gjatë në spital për trajtim mjekësor.
Mjeku intoksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës.
Mjeku intoksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve.


