Masat e nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika do të prekin sërish kontintentin Evropian.
Ndikimi i tyre është nga gadishulli Iberik deri në Jug të Skandinavisë, shkruan meganews.al
Më problematike, situata do të jetë në Portugali, Spanjë, Francë dhe pjesën më të madhe të Mesdheut, ku termometri do shënojë nga 38 deri në 40 gradë.
Parashikohet që i nxehti të vijojë për disa ditë. Shqipëria, ndodhet në periferi të ksaj vale duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent.
Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.





