E famshmja ,“Fajin e ka Saliu” është zbehur e thuajse bërë inekzistente. Jo vetëm për shkak të ndërrimit të pushtetit por edhe sepse ky I fundit ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë me kundërshtarin politik.
Pas çdo rasti të lirimit në Gjykatë, Berisha duket se ka vetëm një refren të përsëritur, muaj pas muaji e vit pas viti. Për të gjithmonë, e ka liruar Edi Rama.
E pas kësaj ish kryeministri flet edhe për shoqërinë e supozuar sipas tij që kryeministri ka me të dënuarin.
Asgjë kurrë nuk është vërtetuar e me shumë gjasa, edhe e fundit e Dritan Dajtit është thjeshtë dhe vetëm nëj tjetër mesazh I qytetarit dixhital.
“Dritan Dajti”
Edvin Kristaq Rama shpeton nga denimi perjete mikun e tij, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti.
Te dashur miq, sot krye, krye kreu i meduzes pasi shtyu me vite verdiktin per serial killerin, vrasesin e kater oficereve te policise, Dritan Dajti, vendosi gjykimin e shkurtuar njelloj si per serial killerin tjeter te partise Kostandin Xhuvani.
“Konstandin Xhuvanin”
Superskandal! Rama liron nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani. Motivi: Kosta ka vrarë 5 të rinj, por është xhani i partisë, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Një ditë pas arrestimit të djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një mesazh të ardhur nga një qytetar dixhital.Në këtë mesazh Berisha shkruan se Rama e “çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja”.
“Arben Frroku”
Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes.
“ldo Bare”
“Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë. Nuk e pranon se është angazhuar në procesin e lirimit të Aldo Bares, të Lulzim Berishës.
“Bajrat”
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama po përgatit lirmin nga burgu anëtarë të bandës së Bajrajve.
Berisha tregon se ata po e kërcënojnë Ramën me një video, ku ai është duke festuar në Shkodër së bashku me ata.
/AlpeNews.al


