• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NDRYSHËM/ Qeveria gjermane hap rrugën për gjininë e tretë
Home
Jetë

I NDRYSHËM/ Qeveria gjermane hap rrugën për gjininë e tretë

15 August, 2018 k.autor Jetë

Ata pritën për një kohë të gjatë, së shpejti do ta përjetojnë: njerëzit ndërseksualë, që nuk janë as meshkuj, as femra, do të mund ta regjistrojnë identitetin e tyre në regjistrin e lindjes.

Kabineti qeveritar gjerman vendosi për një projektligj, i cili krahas opsionit “mashkullor” dhe “femëror” për gjininë e njeriut parashikon edhe opsionin “i ndryshëm” (divers). Koalicioni i madh në pushtet në Gjermani zbaton në këtë mënyrë një vendim të Gjykatës Kushtetuese gjermane të vitit 2017.

Sipas këtij vendimi, sistemi aktual shihet si shkelje e së drejtës së personalitetit dhe e ndalimit të diskriminimit të përcaktuara në Ligjin Themelor (Kushtetutë). Deri në fund të 2018-ës, ndryshimi ligjor duhet të jetë vënë në jetë.

“Pak dinjitet dhe identitet pozitiv”

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley (SPD) tha për këtë: ” Modernizimi i ligjit për gjendjen civile është një hap që duhej të qe bërë prej kohësh”. Asnjë njeri nuk lejohet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij seksual. Me opsionin shtesë “i ndryshëm”, njerëzve të cilët nuk ndihen se i përkasin një gjinie “u jepet pak dinjitet dhe identitet pozitiv”.

Është planifikuar një ligj pasues

Hapi tjetër, tha ministrja Barley është eleminimi me shpejtësi i rregullave të tjera jo aktuale, si për personat ndërseksualë, ashtu edhe për ata transseksualë. Sipas ministres Federale të Familjes, Franziska Giffey (SPD), në vjeshtë do të nisë në Gjermani procedura për reformimin e ligjit për transseksualët.

Ekspertizave me detyrim për identitetin gjinor të njerëzve “thjesht u ka ikur koha”. Giffey e bëri të qartë se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi ta jetojnë identitetin e tyre seksual dhe orientimin e tyre seksual të lirë dhe ta përcaktojnë vetë atë.

/DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DITT E FUNDIT TË SHTATËZANISË/ Ja si duket Adelina Tahiri (FOTO)
Previous article Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

k.autor

Postime të ngjashme

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni Jetë

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT