• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I NARCOS ALBANESE”/ Nga Tirana në Ekuador, trafikantët shqiptarë “pushtojnë” botën, media italiane i dedikon një dokumentar
Home
Aktualitet
Kronikë

“I NARCOS ALBANESE”/ Nga Tirana në Ekuador, trafikantët shqiptarë “pushtojnë” botën, media italiane i dedikon një dokumentar

26 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

“I Narcos Albanese”, Mafia Connection.

Rrjeti mediatik Discovery Plus, ka publikuar dy ditë më parë një dokumantar me titullin e mësipër, duke i dedikuar një hapësirë të gjerë grupeve kriminale shqiptare dhe rrjetit të tyre të drogës, të shtrirë tashmë përtej kontinetit.

Nisur nga plantacionet e kultivimit të hashashit në vend, tek rrugët e trafikut klandestin përmes detit e deri tek dominanca e porteve Europiane për drogën e sjellë nga Ekuadori për t’u shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin.

“Një kod nderi që i ka lejuar të rekrutojnë një sërë bashkëkombësish në të gjithë botën”, shprehet gazetari.

Guajakili, një tjetër port influencash ku shqiptarët duket se po kthehen në dominantë, ndërsa cilësohen si njerëz që të vrasin pa shumë hezitim. Historia e Dritan Rexhepit dhe saga e vrasjeve të lidhura me influencësn e zonave të trafikut të kokainës janë prekur gjithashtu në këtë material më shumë se 1 orë.

Gazetari Nello Trocchia synon të sjellë një shikim 360 gradë të gjithë situatës me narkotrafikun e drejtuar nga shqiptarët, ndërsa ka patur mundësinë të takojë në Tiranë edhe ish-ministrin Tahiri, pak ditë para arrestimit të tij.

“Kur unë e mora detyrën marijuana kultivohej kudo dhe asnjë polic nuk mund të hynte. Nëse do isha i korruptuar nuk do kisha ardhur në Itali t’i kërkoja Guardia di Finanzës të kontrollonte dhe monitoronte terrenin dhe të vendoste kamera në 24 orë. Kam kërkuar ndihmë me mjete në të gjitha vendet e Europës”, shprehet Tahiri ndër të tjera në intervistë.

Ish-Ministri pranon përgjegjësinë morale sa i takon makinës së tij të shitur tek Habilajt, ndërsa pohon se marijuana në Shqipëri, nuk është çështje krimi, por varfërie.

“Marijuana nuk është çështje krimi, por çështje varfërie. Problemi nuk është kush e kultivon, por kush e mbledh dhe e çon në Itali”, thotë ndër të tjera Tahiri.

Pjesë e dokumentarit janë prokurorë, zyrtarë policie, dhe ekspertë të kriminalistikës në Shqipëri, Itali dhe Ekuador.

Gjithashtu një bashkëpunëtor i trafikut rrëfen historinë e tij dhe çfarë do të thotë sipas tij të kesh të bësh me shqiptarët.

Të shtyrë nga varfëria, është ky refereni që dëgjohet shpesh në dokumentar nga zëri i gazetarit, ndërsa kamerat shkojnë në banesën e Atilio Ndrecës, 23 vjeçari i vrarë në Itali në korrik të vitit 2021 vetëm pak kohë pasi kishte hyrë në rrugën e trafikut të drogës. Mes lotësh, ndërsa mban në duar rrobat e të birit nëna kërkon drejtësi nga autoritetet italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Rrezik për tornado në Jon, harta ku pritet të ndodhë fenomeni
Previous article JEP DETAJET/ Gazetarja: 4 bosët e krimit që u zhdukën apo u rrëmbyen nën shoqërinë e femrave

s.autor

Postime të ngjashme

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit Aktualitet

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT