Si mund të zhvendoseni nga klasi ekonomik në klasin e parë në avion? Një pyetje të tillë duket se i ka gjetur zgjidhje një 19-vjeçare në Britaninë e Madhe.
Melanie Schofield ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një foto ku shkruan:
“Kur një i moshuar që qëndron i ulur pranë teje në avion, fillon të shikojë pornografi, dhe ti lajmëron stafin dhe ata të dërgojnë në klasin e parë”.
Ajo është shprehur për median britanike Daily Dot se i moshuari filloi të shohë pornografi që ku u rul në vendin e tij në avion.
“Ai u shtriq sa të mundej dhe më dukej sikur donte të më prekte. I hapi të dy krahët duke u futur dhe në pjesën time”.


