• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I MORI SI DHURATË, NË NJË KUTI KËPUCËSH”/ Biznesmeni i njohur flet për zhvatjet e prokurores: Ishin 350 mijë euro…
Home
Rajon

“I MORI SI DHURATË, NË NJË KUTI KËPUCËSH”/ Biznesmeni i njohur flet për zhvatjet e prokurores: Ishin 350 mijë euro…

6 December, 2019 Delo.autor Rajon

Biznesmeni Jordan Kamçev i cili është protagonist i rastit “Reket” sot në dëshminë e tij në gjykatë ka folur lidhur me përfshirjen e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva në përfitimin e parave permës shantazhit me ndërmjetësimin e shoumenit Bojan Jovanovski – Boki13, raporton INA.

Ai tha se procesi i hapur “Perandoria” nga ish-Prokuroria Speciale ndaj kompanisë së tij ishte i konstruktuar për ta zhvatur ate.

Sipas tij, regjisorët e këtij rasti janë në gjykatë, duke drejtuar gishtin tek Boki 13, që siç tha Kamçev fillimisht i ka kërkuar reklamim në 1TV, më pas i ka ofruar një projekt biznesi.

Me rastin e ngritur ndaj tij për herë të parë Kamçev është njohur nga avokati Vasil Dimishkov, i cili i ka kërkuar 100 mijë euro, për masa më lehtësuese, por të gjitha këto janë refuzuar nga unë. Biznesmeni ka thënë se në disa raste ka komunikuar dhe është takuar me Boki 13 dhe biznesmenin tjetër Kiçeec, që ishin dy figurat e përfshira me Katica Janevën. Kamçev ka thënë se në një rast ka biseduar me spikerfon me Katicën, ndërsa në takim ka qenë edhe djali i saj, Llazar Janev.

“Një shumë prej 350 mijë euro është paguar nga Ana Kamçeva. Bojan Jovanovski paratë i ka futur në një kuti këpucësh dhe këtë dhuratë ia ka dërguar Katica Janevës. 150 mijë euro të tjera i janë dhënë Kiçeecit”, theksoi Kamçev.

Ai më tej ka thënë se Boki 13 i ka thënë se duhet të jap shuma mbi një milionë euro, sepse nën to, nuk do të dëgjonte Katica Janeva. Sipas tij, shuma totale për ta liruar nga ky proces dhe për të mos e ndjekur ka qenë 8 milionë euro dhe se kësti i parë që duhej paguar ishin një milionë euro. (INA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIPARIMI NGA FIRMAT QË I KANË NDËRTUAR/ Çuçi me ekspertët izraelitë në Durrës: Shumica e objekteve nuk kanë dëme në strukturë!
Previous article PRESIDENCA E OSBE/ Rama-grupit të punës: E keni të qartë malin që duhet mbajtur në kurriz?

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT