Një aksident I rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Domjes në Tiranë, ku humbi jetën tragjikisht një fëmijë. Sipas njoftimit të disa orëve më vonë të policisë, thuhej se u bë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit Benz, që kishte shkaktuar përplasjen.
Pavarësisht se në njoftimin e policisë thuhej se viktima ishte 16-vjeç, dietologia Blerina Bombaj ka zbuluar detaje të tjera, për shkak se ajo e njihte nga afër familjen e djaloshit të aksidentuar. Ajo tregon se i mituri nuk ka qenë më shumë se 13-vjeç.
Bombaj shkruan më tej se familja e dinte djalin në shkollë, dhe e ka mësuar ngjarjen tragjike disa orë pasi ajo kishte ndodhur.
Blerina Bombaj shkruan:
“Djali ka nderruar jete ne moment, dje rreth ores 10.30. Eshte derguar ne spital nga kalimtare, pasi makina eshte larguar, dhe prinderit e kane marre vesh ne mbasdite vone, duke menduar se femija ishte ne shkolle. Jam thellesisht e trishtuar, nuk gjej fjale ngushellimi! Por dua tju bej thirrje prinderve, mos ju jepni bicikleta femijeve ne kete vend te papergjegjshmish!”



