Një student shqiptar 20 vjeçar është gjetur i vdekur në një parking të mbyllur në qytetin e Xhenovas, në Itali shkuajnë mediat italiane përcjellë AlpeNews.al
Parkingu ndodhet në afërsi të stadiumit të qytetit pranë rrugës Europa.
Trupi i studentit mes një pellgu gjaku, u gjet nga një grua e cila lajmëroi menjëherë forcat e rendit e ndihmën mjekësore.
Hetimet e para kanë zbardhur se 20 vjeçari shqiptar është hedhur nga një lartësi 5-6 metra pasi ka kapërcyer një rrethim telash me gjemba shkruajnë mediat italiane përcjellë AlpeNews.al
Ende nuk dihen motivet e vdekjes e autoritetet italiane po hetojnë në disa pista me dyshimet se mund të jetë një vetëvrasje, një rrëzim aksidental ose dhunim nga persona të tjerë.
/AlpeNews.al


