Ora News siguron foton e autorit të vrasjes së Ardian Nikulaj, teksa largohet me motor pas ngjarjes së rëndë. Siç duket ai ka vepruar i vetëm.
Ardjan Nikulaj, një biznesmen i njohur dhe politikan lokal në Lezhë u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në Shëngjin.
Siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, vrasësi ishte i maskuar dhe qëlloi me plumb në kokë 50 vjeçarin që në zgjedhjet e 14 majit garonte për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës.
Vrasësi mbante në kokë skanfandër dhe fytyrën e fshihte pas një maske kirugjikale anti-Covid, ndërsa veshur një jelek fosforeshent.
50-vjeçari Ardjan Nikulaj ishte i ulur në një tavolinë dhe duket është gjetur i papërgatitur përballë 6 plumbave me pistoletë nga gati 3 metra largësi.
Një goditje në ballë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme në vend.
Në foto është edhe një person i tretë si dëshmitar okular, i cili mund të ketë dëgjuar edhe komunikime nësë ka pasur mes biznesmenit dhe ekzekutorit, por deri më tani nuk ka detaje.
Krimi i rëndë u shënua rreth orës 13:30 në një lokal në shëtitoren e Shëngjinit në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.
Autori i vrasjes sipas dëshmive erdhi nga rruga që të çon në Shkodër dhe u largua në të njejtën rrugë.
Në vendngjarje ekzekutori ende i paidentifikuar veproi i vetëm, por ka dyshime se mund të jenë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
Disa orë pas krimit, policia e Lezhës mësohet se kreu kontrolle në tre banesa të familjes Balaj me të cilën familja e Ardian Nikulajt është në hasmëri.


