Një ngjarje e rëndë është raportuar dje rreth orës 09:30 në institucionin e Policisë së Shtetit (dhe menjëherë në mediet shqiptare), për një rast masakrimi (dhunë fizike dhe psikologjike) ndaj një të dënuari, identiteti i të cilit u shfaq për mediet si Adriatik Lala.
Efektivët e Policisë që kanë shkaktuar dhunën janë Agron Babasi dhe Ervis Beshi.
Lala konfirmohet nga vendimi i marrë i Gjykatës së Tiranës se është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj heqje lirie (dhe dënimin do ta kryente në IEVP Fushë Krujë).
Menjeherë edhe redaksia e ALPENews.al ka publikuar vendimin e Gjykatës i cili është ky mëposhtë.
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Fadil Lala per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes me dhunë”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 139-22 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite denimin e tij me 4 (kater) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Fadil Lala per kryerjen e vepres penale te “Vjedhjes”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1-22 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite denimin e tij me 6 (gjashte) muaj burgim.
3.Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve dënimin e të pandehurit Adriatik Fadil Lala përfundimisht me 4 (katër) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.
4.Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurin Adriatik Fadil Lala me 3 (tre) vjet burgim.
5.Vuajtja e këtij dënimi do të fillojë nga dita e arrestimit në flagrancë dt. 20.03.2017 dhe në bazë të ligjit 8328 dt.16.04.1998 i ndryshuar pjesa e mbetur të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Ndërkohë që dyshimet e para janë për dy punonjës të sigurisë në këtë institucion (përkatësisht për Agron Babasin dhe Ervis Beshin). Të dy punonjës policie në IEVP Fushë Krujë.
ALPENews.al ka gjetur identitetin e të dy policëve.

Agron Babasi

Ervis Beshi
/ALPENews.al


