• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MARTUAR ME DY GRA E SHTATË FËMIJË/ Burri nga Peshkopia: Jetojmë të lumtur së bashku, fle 5 net me njërën dhe 5 net me tjetrën
Home
Sociale

I MARTUAR ME DY GRA E SHTATË FËMIJË/ Burri nga Peshkopia: Jetojmë të lumtur së bashku, fle 5 net me njërën dhe 5 net me tjetrën

19 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ndodhemi në Selishtë të Peshkopisë, pranë familjës së Ilaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.

Anife si e prite vendimin e Iliazit?

Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.

Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën.

Si i ndani punët bashkë?

Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

Iliaz kë do më shumë nga dy gratë?

Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

Si i ndan?

Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera.

Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë?

Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra.

A bëhen xheloze?

Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.

“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ja sa qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orë, MSH: Si paraqitet situata në spitale
Previous article JEP REZULTATE PËR 10 MINUTA/ Nisin provat e testit të shpejtë kundër Covid-19 (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT