Një mjet që u garanton qytetarëve të zakonshëm akses të drejtpërdrejtë në qeverisje për të marrë të drejtën që u takon.
Kështu e ka cilësuar Kryeministri Rama platformën e Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al, ku numri i qytetarëve që marrin zgjidhje për problemet e tyre sa vjen e rritet.
I tillë është rasti i qytetarit Ymer Picalli nga Farka e Tiranës i cili u ankua në platformë se masa e pensionit nuk i ishte llogaritur saktë, si dhe nuk i ishin përfshirë të gjitha periudhat e sigurimit, për të cilat ai ka dhënë kontribut.
Pas ankesës, rasti i tij u trajtua nga zyra e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore dhe menjëherë iu rishqyrtua përfitimi i pensionit.
Tashmë qytetari përfiton pensionin e plotë me shumën që i takonte të merrte me të drejtë.


