• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I lindur për të vrarë”/Kush është adoleshenti grek që vrau 10 persona në Teksas, flasin të afërmit
Home
Europë

“I lindur për të vrarë”/Kush është adoleshenti grek që vrau 10 persona në Teksas, flasin të afërmit

19 May, 2018 Ina.Autor Breaking News, Europë, Nderkombetare

“I lindur për të vrarë”, ky është slogani i një Ti-shirti që kishte shpërndarë në rrjetet socialet vrasësi i masakrës së Teksasit.

Dimitris Pagourtzis, 17 vjeç ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 9 të tjerë në shkollën e mesme “Santa Fe” në Teksas. Ngjarja e cila shokoi mbarë botën ndodhi ditën e premte teksa nxënësit ishin në mësim. 9 prej viktimave janë studentë, ndërsa tjetri është një mësues.

Adoleshenti Pagourtzis ishte nxënës i shkollës ku kreu aktin e tmerrshëm. Sipas mediave mësohet se i riu kishte shumë kohë më parë që e kishte planifikuar sulmin e tmerrshëm.

Babai i tij, Anthony Pagourtzis ka një dyqan makinash si dhe një tjetër për riparimin e anijeve motorike dhe jahteve.

Anthony, kurrë nuk kishte menduar se djali i tij do merrte armën e gjahut dhe do të asgjësonte shokët e klasës dhe mësuesin.

Nëna e tij Rosemary punon në një spital në Teksas dhe sapo mori vesh lajmin u shokua. Ajo u dashurua me Anthony Pagourtzi në vitin 2000 dhe një vit më vonë lindi frytin e dashurisë së tyre, Dimitris.

Lajmi i krimit të tmerrshme nga ana e Dimitri ka tronditur jo vetëm komunitetin e emigrantëve, por dhe të afërmit e tyre që janë në Greqi, shkruan “Protothema”. Disa gjetën guximin për të folur, edhe pse informacioni që ata kishin nuk ishte i mjaftueshëm.

“Është shume e tmerrshme ajo që dëgjuam dhe mësuam nga mediat. Edhe pse nuk kemi ende një informacion të saktë. Ne të gjithë jemi të trishtuar për njerëzit që humbën jetën”, janë shprehur të afërmit.

Pagurtzis u arrestua menjëherë pas masakrës dhe është marrë në pyetje. Zyrtarët e policisë sqaruan se vrasësi përdori një armë gjahu./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHFRYTEZIM PROSTITUCIONI/ Dërgohet për gjykim "TATA I SHKODRES" dhe dhjetë persona të tjerë
Previous article Koha kur propagandën anti-integrim e bën opozita e vendit tënd

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT