• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I LË TË GJITHË PA FJALË/ Ritualet e pazakonta në fjalimin e mbretëreshës
Home
Jetë

I LË TË GJITHË PA FJALË/ Ritualet e pazakonta në fjalimin e mbretëreshës

14 October, 2019 k.autor Jetë

Edhe me standardet britanike, pompoziteti dhe ceremonitë që karakterizojnë fjalimin e Mbretëreshës në Parlament janë përtej normales.

Fjalimi, i cili shënon nisjen e legjislaturës së re, ka disa rituale të pazakonta, disa prej të cilave të trashëguara që nga Mesjeta.

Normalisht, fjalimi i Mbretëreshës mbahet çdo vit, por për shkak se vitin e kaluar Kryeministrja e atëhershme Theresa May dëshironte që Parlamenti të vazhdonte debatin për Brexit, sesioni i kaluar parlamentar zgjati 839 ditë.

Zyrtarisht ai mbaroi të martën e kaluar, për të rinisur këtë të hënë, pas fjalimit të saj.

Zbuloni ritualet më të pazakonta që ndodhin gjatë fjalimit të Mbretëreshës së Anglisë.

Udhëtimi: Nga Pallati i saj për në Westminster, Mbretëresha udhëton me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj. E ndërtuar në Australi, karroca përdoret prej vitit 2014. Ajo peshon 3 tonë dhe është 5 metra e gjatëKontrolli i qilarëve: Truprojat mbretërore, me veshje tradicionale, kontrollojnë qilarët e godinës së Parlamentit për të parandaluar “komplotin e barutit”. Më 5 nëntor 1605, Guy Fawkes dhe katër të tjerë donin të vendosnin lëndë shpërthyese në godinë për të hedhur në erë Parlamentit dhe për të vrarë Mbretin James I dhe deputetët. Ata u kapën dhe u ekzekutuanNdërsa monarku flet në fronin që gjendet në Dhomën e Lordëve, një ligjvënës mbahet peng në Pallatin “Buckingham”, për të garantuar rikthimin e sigurt të Mbretëreshës në pallat. Më 30 janar 1649, në fund të Luftës Civile, Mbreti Charles i u shpall fajtor për tradhti dhe iu pre koka në Parlament. Vendimi qëndron edhe sot i varur në një dhomë në godinë, sa për t’i kujtuar monarkëve që të mos u shkojë në mendje të ndërhyjnë në punët e ParlamentitKurora: Gardianët e besuar të monarkut, Kalorësia, shoqërojnë kurorën perandorake brenda godinës së Parlamentit, pasi e kanë marrë ditë më parë në fshehtës nga Kulla e Londrës, traditë që vazhdon prej vitit 1805. Ata janë të vetmit ushtarakë të cilëve u lejohet të mbajnë armë brenda godinës së Parlamentit. Mbretëresha këtë vit vendosi të mos e mbante në kokë kurorën perandorake, e cila është e dekoruar me 2868 diamante, 17 safirë, 11 smeralde, 269 perla, 4 rubinëShufra e zezë: Pasi monarku ulet në fron, rojtari i derës së Dhomës së Lordëve, i quajtur “shufra e zezë”, thërret deputetët e Dhomës së Komunëve. Për të simbolizuar pavarësinë e tyre nga monarku, ata ia përplasin derën në fytyrë rojtarit dhe ulen në cepin e kundërt me monarkun. “Shufra e zezë” momentalisht Sarah Clarke, e para grua që merr këtë rol që prej krijimit të tij në vitin 1348, kur sundonte Mbreti Edward III
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO NISEJ PËR..."/ Gjendet Live në emision 18-vjeçarja shqiptare e zhdukur. Vëllai: Po shkojmë ta...
Previous article NUK E KISHIM MENDUAR KËSHTU/ Shef Renato sapo na tha arsyen se përse i thyen pjatat në ''Hell's Kitchen''

k.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT