Një shtetase L.Q, 53 vjeçe ka raportuar në Polici se i ka humbur prej disa ditësh vajza e saj e mitur vetëm 15-vjeçe dhe nuk është kthyer në shtëpi.
NJOFTIM I POLICISË
Më datë 17.07.2018, shtetasia L.Q., vjeçe 53, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 16.07.2018, është larguar nga banesa dhe nuk i është kthyer vajza M.Q., vjeçe 15, banuese në Tiranë. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.