Interpelanca e dytë e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi që është zhvilluar në Kuvend ka qenë në lidhje me situatën në burgje ku ai ka sulmuar përsëri drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailaj.
Duke ndjekur akuzat, ministrja e Drejtësisë Gjonaj i kërkoi deputetit Maliqi që të fokusohej te situata dhe jo të mëllefet personale që e kanë zanafillën gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e zv.drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.
Sa i përket ngjarjeve të fundit, Gjonaj i kërkoi deputetin që të shfrytëzojë të dhëna zyrtare apo fakte dhe jo gojëdhëna kafenesh.
Ndërkohë ajo hoqi një paralele edhe me situatën e mëparshme ku tha se ndryshimi duket i qartë.
Një tjetër cështje që ngriti Maliqi ishte edhe shkarkimet dhe futunën në burgje të ndërmarrë prej Gjonajt pas lejimit të daljes në Bllok të Dritan Dajtit për vizitë mjekësore. Duke mbrojtur daljen e Dritan Dajtit, Maliqi tha se drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka qenë në dijeni të kërkesës së tij që është pranuar për të shkuar për t’u mjekuar në një klinikë në Bllok.
“Unë kam ardhur institucionin me përmirësimet e bëra dukshëm dhe për të bërë transparente masat.
Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve apo inateve tuaja personale, apo persona specifikë dhe drejtuesit.
Unë nuk po e kuptoj merakun tuaj, një panoramë me emra, pse ishin më shumë persona të dënuar që u përmendën këtu? Unë nuk i jap rëndësi emrave, nëse ka shkelje evidentohet, cohet në prokurori dhe këtu mbaron.
Nuk kuptoj merakun tuaj. Nuk është mirë që qytetarët dëgjojnë që një deputeti i vjen inat se ministrja ka marrë masa.
Për rastin që thatë janë marrë masa disiplinore, por prokuroria ka nisur hetimet. Informacion e keni ose të vjetëruar, ose do u sugjeroja që të mos merrni informacion në kafene, ju japin të dhëna dhe jo fakte, ju ngatërrojnë”, tha Gjonaj e cila vijoi se:
“Kemi ndërmarrë një sërë propozimesh për ligj të ligj për të dënuarit, paraburgosurit dhe policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen.
Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferohen larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime.
Nuk ka më emërime nepotike. Unë në fillim të 2020 kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas.
Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Është mbyllur historia e dërgimit me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra.
Edhe për rastin e fundit që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm ’41-bis’. Zoti Maliqi nuk kam parë ndonjë rezultat kur keni qenë zv/ drejtor i Burgjeve”, u shpreh Gjonaj. (TemA)


