• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KËRKUAR PËR DISA KRIME/ Florenc Çapja, kreu i organizatës kriminale të Elbasanit ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai
Home
Aktualitet
Kronikë

I KËRKUAR PËR DISA KRIME/ Florenc Çapja, kreu i organizatës kriminale të Elbasanit ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai

2 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër emër i njohur i botës së krimit pritet të ekstradohet sot pasdite (2 maj) nga Dubai.

Ai është Florenc Çapja, kreu i organizatës kriminale me të njëjtën emër në Elbasan prej gati dy dekadash dhe i akuzuar për disa krime të rënda, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe GJKKO.

Policia e Shtetit konfirmoi se do e kryejë sot operacionin e ekstradimit nga Emiratet e bashkuara Arabe.
Në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”. Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Më tej sqarohet se për informacione më të detajuara, do jepet njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas, dinamika e të cilit mbahet sekret për arsye sigurie.

Florenc Çapja dhe Ardian Çapja akuzohen si drejtuesit e kësaj organizate kriminale, teksa i dyti është i arrestuar dhe burgosur prej disa vitesh. Florenci mundi t’i shpëtonte arrestimit gjatë operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, pas rrëfimeve të kreut të grupit të vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani, duke u fshehur në Dubai, ku dhe nisën procedurat për arrestim dhe ekstradim.
Vitet e fundit grupi “Çapja” sipas përgjimeve, hetimeve dhe rrëfimeve të Dumanit, kishte hyrë në konflikt të përgjakshëm edhe me organizatën e Suel Çelës, po në Elbasan.
Një prej dosjee penale në ngarkim të tij është edhe ajo e atentatit të vitit 2006 me motive hakmarrjeje ndaj të ndjerit Fadil Mema, ish-shefit të Rrugores së Elbasanit, që mbeti i plagosur. Çapja ishte arrestuar dhe hetuar atëkohë si i dyshuar, por Gjykata e liroi më pas për mungesë provash.
Mema u vra në Torino të Italisë më 2015 teksa shpërndante gazeta dhe si organizatorë dhe porositës dyshohet po fisi Çapja, edhe pse nuk ka ende prova direkte.
Prej disa vitesh SPAK dhe GJKKO vijojnë procesin e hetimit pasuror, duke sekuestruar disa asete të tij në Pogradec dhe Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 39 -vjeçari në Lezhë
Previous article SHKËMBIM ZJARRI MES USHTRISË DHE TRAFIKANTËVE NË EKUADOR/ Një i vrarë dhe 4 të arrestuar! Shpëtohen 2 pengje shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT