Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi akuzohet s eka kërcënuar vazhdimisht një të moshuar për t’i dhënë pasurinë.
I riu pretendon se 60-vjeçari i ka dëmtuar shtëpinë e tij. Policia ka sekuestruar mjete të mprehta të tipit kaçavida të cilat janë gjetur gjatë kontrollit që iu bë 24-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, informoi sot policia.


