Ky është momenti tronditës ku një burrë sulmon fizikisht punonjësit e McDonald’s – pasi ata i kërkuan atij ta mbajë maskën mbrojtëse brenda lokalit në Hong Kong.
Klienti i cili ishte futur brenda pa e mbuluar fytyrën, u nervozua shumë kur punonjësit i rikujtuan se duhet ta vendosë maskën nëse dëshiron që ata t’i shërbejnë ushqimin.
Pamjet që janë bërë virale, shfaqin burrin i cili fillimisht i shtynë punonjësit dhe në një moment humb kontrollin dhe fillon t’i godet.
Ky incident ka ndodhur në kohën kur në Hong Kong po aplikohen masa të rrepta kundër COVID-19.


