• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KËRKOI NËNËS TË ABORTONTE”/ Historia rrëqethëse, 15-vjeçarja kërkon babain e saj biologjik: Dua të di pse s’më ka dashur
Home
Aktualitet
Kronikë

“I KËRKOI NËNËS TË ABORTONTE”/ Historia rrëqethëse, 15-vjeçarja kërkon babain e saj biologjik: Dua të di pse s’më ka dashur

14 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e një 15 vjeçareje, e cila kërkon babain e saj biologjik, pasi nëna ka pasur një romancë të hershme .

Nëna e 15-vjeçares ka treguar historinë e vështirë me të cilën është përballur, pasi thotë se bashkëshorti kur ka marrë vesh për shtatzëninë i ka kërkuar të abortonte.

Nëna e 15 vjeçares: Jam njohur me babain e vajzës tek pallati me shigjeta, ai aty punonte ndërsa unë aty jetoja në fakt. Asaj kohe unë isha beqare dhe njoha një burrë si çdo femër që ka të drejtë për një njohje. Unë nuk e di nëse asaj kohe ai ishte i martuar apo jo sepse nuk më kishte thënë asgjë. Asaj kohe unë mendova se kjo lidhje do ishte serioze duke krijuar edhe familje. Ai ishte dy vite më i vogël se mua por kurrë nuk e pyetëm njëri tjetrin për moshën. Ne qëndruam 1 vit të lidhur dhe nuk kemi bërë asnjë bisedë për jetën. Unë kur e kam pyetur për familjen më ka thënë kam një motër dhe një vëlla. Unë mbeta shtatzënë dhe ai më tha që abortoje sepse ky fëmijë nuk është i imi, pasi ai pinte shumë alkool. Kur i tregova kam qenë te konvikti ku unë jetoja, sapo i thashë se kam ngel shtatzënë ai fjala e parë që tha ishte se nuk e kisha me atë. Unë kisha bërë një test shtatzënie dhe më tha nëse ti e mban fëmijën unë kurrë nuk do të vij më të të takoj. Unë i thash se nuk hyjë në gjynah që të abortoj fëmijën dhe ai deri në muajin e 4 më takoi, pastaj nuk u duk më kurrë. Kam shkuar kam bërë vizita dhe ma ndiente zemra se ky fëmijë ishte një dhuratë nga zoti. Takimi i fundit ishte kur unë isha 4 muajshe, më pa që nuk kisha bërë abort dhe u largua njëherë e përgjithmonë. Aty ka qenë edhe xhaxhai i tij edhe ai e dinte që unë isha shtatzënë dhe ai më ka pyetur sesi do ta bënim a do e abortoja apo jo. Unë asaj kohe i kam thënë që këtë fëmijë do ta mbaj sikur bukë e krip të haj unë atë do haj edhe fëmija im. Unë isha 7 muajshe kur erdhi xhaxhai i tij dhe më pyeti sesi do ja bëja se fëmija do kërkoi shumë dhe ti s’ke mundësi ta rrisësh. Ai kërkoi që unë ta abortoja fëmijën edhe 7 muajshe. Mua më humbën njëherë e përgjithmonë shpresat. 9 muaj kamë menduar se atij mos i ndërrohej mendja dhe vinte të takonte fëmijën sepse njeriu ndryshon kur vjen në jetë një fëmijë. Kur linda gocën erdhi burri hallës së tij dhe pa gocën dhe tha se ka një ngjashmëri të madhe me babain e saj. Unë shkova në maternitet me një shoqen time dhe isha shumë e lumtur se do sillja në jetë një engjëll, sapo e pash vajzën kur ma sollën, kuptova se ngjashmëria e saj me atë ishte e madhe. Por pas disa ditësh erdhi edhe xhaxhai i tij dhe e vërtetoi këtë ngjashmëri, nuk e di nëse ia ka thënë xhaxhai apo jo. Ka qenë shumë e vështirë rritja e këtij fëmije por unë e bëra këtë gjë, kur vajza bëri 12 vjeç më ka pyetur për babain e saj dhe unë i kam treguar të vërtetën se babai i saj nuk e ka dashur dhe se unë e kam dashur ta sillja në jetë këtë fëmijë. Unë nuk e dija që vajza ime iu kishte kontaktuar

15 vjeçarja: Unë i kam kërkuar mamit të di gjithçka për babain tim dhe sot prandaj kam ardhur këtu. U ndjeva mirë kur pash foton e tij reale, të gjithë fëmijët kanë një baba. Unë u ndjeva mirë kur po shikoj se babai im ka edhe fëmijë të tjerë por do doja ta takoja dhe ti kërkoja të më thoshte pse nuk më ka dashur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIM PËR MARTESË? Fjolla Morina zbulon unazën e madhe me diamant (FOTO)
Previous article DETAJET/ “U befasua kur i pa”, si u arrestuar Kasandër Noga, akuzohet se i bëri atentat hasmit të tij në Belgjikë

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT