• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KËRCISNIN KOCKAT/ E reja diagnostikohet pas 10 vitesh me sëmundjen e pashërueshme
Home
Jetë

I KËRCISNIN KOCKAT/ E reja diagnostikohet pas 10 vitesh me sëmundjen e pashërueshme

17 May, 2022 s.autor Jetë

Chloe Lawrence ishte një fëmijë normal që nuk kishte thyer kurrë ndonjë kockë, por në moshën 11-vjeçare trupi i saj nisi të bënte zhurma të mëdha kërcitëse.

Këto kërcitje të forta nisnin nga gjëra të thjeshta si e qeshura që i përktheshin në dhimbje të forta e të mprehta që shndërroheshin në kronike. Për shkak të tyre, Chloe mbetej për ditë të tëra në krevat dhe humbi dy vite të arsimit 9-vjeçar.

Doktorët ia atribuan rritjes, pavarësisht se ajo mbeti në të njëjtën gjatësi, si dhe ankthit dhe e këshilluan familjen e vajzës që të priste. Ndërkohë Chloe vazhdonte të kishte dhimbje dhe zhurmat në ije nisën t’i ngjasonin një ‘topi bowling që binte në tokë’, madje shkonte deri te kupat e saj të gjurit të cilat dilnin nga vendi. Simptomat përparonin teksa në kycce iu shfaq lëkurë e varur që ajo mendonte se iu shkaktua nga shtimi në peshë.

Në moshën 22-vjeçare, ajo u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të hipermobilitetit, sindroma Ehler-Danlos. Kjo sindromë prek indet lidhëse të lëkurës, tendinave, enëve të gjakut, organeve dhe kockave duke rezultuar në rritje të lëvizshmërisë së kyçeve, lëkurë të brishtë dhe shumë elastike që çahet apo nxihet shpejt.

Nuk ka kurë për këtë sëmundje që prek 1 në 5000 njerëz, e më së shumti gratë, por fizioterapia ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të saj. Një diagnozë më e hershme do ta kishte ndihmuar Chloe për të trajtuar dhimbjet dhe të evitonte aktivitetet si yoga, që iu këshillua asokohe nga mjekët, e cila e përkeqson këtë sindromë.

Ehlers-Danlos, sipas një studimi në British Medical Journal, diagnoza është mjaft e zakonshme por nevojiten mesatarisht 8 vite më shumë për ta përcaktuar atë te gratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHIN SHPALLUR NË KËRKIM/ Arrestohen babai dhe dy djemtë në Malësi të Madhe
Previous article ABUZIMI ME TENDERIN/ SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 8 muaj burg të ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT