Ish-kryebashkiaku i PS Shpëtim Gjika është karantinuar si gjithkush në fakt, në shtëpinë e tij në Vlorë.
Për ta çdramatizuar situatën, ai sjell edhe disa grimca humori teksa kalon kohë me bashkëshorten dhe vajzën e tij Era.
“Këto dy ditë që jam mbyllur në karantinë, vinte vërdallë nëpër shtëpi një grua, dhe goxha grua në fakt, se lante e shpëlante, hekuroste e bënte gjellën, gjithë këto ditë flutur në shtëpi.
Më dukej si fytyrë shumë e njohur, por meazallah se e kujtoja dot ku e kisha parë. Sot mora guximin e pyeta për emrin!
Më befasoi përgjigja e saj. Më tha se quhej Adriana Gjika dhe qënkesh gruaja ime!
Uuuueeee po u dashkej karantina që ta rinjihja se e kisha harruar fare. Ndërkohë nga dhoma tjetër dëgjohet Era :- O ma kush është ky burri që po na rri kaq shumë në shtëpi ?!
Rri e qetë t’u bëftë mami se sapo më tha ky burri që qënka Shpëtim Gjika, babi yt e bashkëshorti im. Po hajd se do kemi kohë plot të njihemi.
Çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Gjika ndërsa bën edhe një apel për të ndenjur në shtëpi.
“Ne rrimë në shtëpi! Stop Coronavirusit ! Ne do t’ia dalim “


