Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Të Paekspozuar” në News 24 të gazetarit Ylli Rakipi, u është përgjigjur pyetjeve për aktualitetin politikë.
Në këtë intervistë Meta ka folur dhe për vetëdorëzimin e të shumë kërkuarit Klement Balilin.
PJESË NGA INTERVISTA
Qarkullojnë fjalë se Balili ka qenë i lidhur me PD-në, më pas tek partia juaj dhe së fundmi tek partia që jemi tek Rilindja… Ju si parti, që keni qenë, jeni akuzuar se keni pasur lidhje me Balilin, si është e vërteta?
Unë nuk kam pas asnjë lidhje, por nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën. Por mund ta kisha takuar, pasi ai mund të prezantohej si kushëriri i Riglesit që ishte kandidati jonë, Por unë nuk kam pas asnjë takim me të.