Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga, teksa po shpjegonte bisedat e ish-oficerit Emiljano Nuhu me nipin e deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se është i kërcënuar. Hoxha ka thënë se që prej ditës së djeshme familjes së tij i janë dërguar mesazhe kërcënuese në Facebook.
“Jam kërcënuar, familja ime që prej ditës së djeshme është nën panikun e kërcënimit. Familja ime është kërcënuar me mesazhe në Facebook. Por mua nuk më është përgjigjur shteti. I kam denoncuar me emra dhe mbiemra. Unë denoncoj me emra, jo si qytetari dixhital. Jetoj në një shtëpi 56 metra katrorë. Pse s’di unë të shkoj të kërkoj azil, po dinë këta që duan të rrëzojnë Edi Ramën nga azili.
Prandaj thashë se tek ai muri i ministrisë ku protestojnë artistët për Teatrin janë 252 yje, dëshmorë të atdheut që kanë dhënë gjakun në luftë me krimin. Krimi nuk luftohet duke kërcënuar mua në Facebook.”


