• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KA NDODHUR DIÇKA…”/ Zbardhet dëshmia e xhaxhait të Martinajt: Më tha një nga Puka për zhdukjen e Visit
Home
Breaking News

“I KA NDODHUR DIÇKA…”/ Zbardhet dëshmia e xhaxhait të Martinajt: Më tha një nga Puka për zhdukjen e Visit

11 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur dëshmia e Faik Martinajt, xhaxhai i Ervis Martinajt, në policinë e Qarkut Lezhë për zhdukjen e nipit të tij.

Ai ka deklaruar se është informuar nga një person nga Puka, i cili sipas tij nuk jeton në Shqipëri, se ka humbur kontaktet me Ervis Martinajn. Sipas tij, familja ka dyshime se të shumëkërkuarit të drejtësisë i ka ndodhur  diçka e keqe.

Dëshmia e Faik Martinajt në Polici sipas News24:

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk du atë përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të.

Dua të theksoj se që prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam patur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm.

Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë.

Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij.

Sot në drekë rreth orës 12, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë se komisariatit Kurbin Pjetër Tuci për sa thashë më sipër”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA MISTERIOZE/ Ervis Martinaj, "mbreti" i lojërave të fatit, i akuzuar si i përfshirë në disa krime
Previous article E TRISHTË/ Diagnostifikohet me tumor, mësuesja nga Tirana apel për ndihmë: Do gjej forcën për të fituar betejën për...

F.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT