• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KA MBIJETUAR KANCERIT TË GJIRIT/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më braktisi se kishim djalin me sindromën Down
Home
Sociale

I KA MBIJETUAR KANCERIT TË GJIRIT/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më braktisi se kishim djalin me sindromën Down

11 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte e ftuar në studio prof. Dr Iliana Dema, e cila rrëfeu historinë e saj frymëzuese. Ajo ka rritur e vetme djalin e saj me sindromën Down, ndërkohë i ka mbijetuar kancerit të gjirit. Dema ka kaluar edhe katër operacione dhe sot nuk i ka të dy gjinjtë.

Djali i saj, Gjergji, tani është 38 vjeç dhe ka dirigjuar edhe orkestrën, falë punës dhe përkushtimit të saj. Iliana ka zbuluar gjithashtu se si bashkëshorti e braktisi një vit pasi djali i saj erdhi në jetë. Të gjithë jetën e saj ia ka kushtuar Gjergjit dhe solfezhit.

I ka mbijetuar kancerit të gjirit/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më

“Nga vitet 82-90 shoqëria nuk ishte gati ta pranonte faktin e një fëmijë të sëmurë, por edhe mjekët kishin njohuri të pakta. Ndonëse gjatë këtyre 30 viteve ka patur sensibilizim nga mediat, por edhe teknologjia ndihmon që të gjesh informacione për këtë sëmundje”, e nisi ajo rrëfimin.

Iliana zbuloi se si mjekët i kanë thënë në maternitet se djali nuk do të njihte as nënën dhe babanë e tij. Por në fakt ndodhi e kundërta.

“Unë tregohem e sinqertë, për mua ishte tragjedi kur mora vesh për djalin. Duke qenë shumë kërkuese ndaj vetes, prisja që fëmija im, si çdo prind, të ishte shumë më tepër se i ati dhe nëna. I ati ka qenë inxhinier, edhe pse e braktisi, pasi nuk e pranonte faktin të ishte prindi i një fëmije të tillë. Ishte një vjeç kur ai u largua”, tha ajo.

I ka mbijetuar kancerit të gjirit/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më

Profesoresha tregon se në atë kohë e mori të gjithë fajin për vete se djali kishte lindur me sindromën Down.

“Deri në 2 vjet, tek unë kishte një vojnizëm të tmerrshëm. Ishin dy njerëz tek unë, ishte mëmësia që e pranonte faktin se djali ishte i sëmurë, dhe ana tjetër që ata të sëmurë më mirë të mos jetonin. E di se është shumë gabim. Dy vite është mbajtur në kushte inkubatore. Ai kërkonte përkujdesje të veçantë. Dy dashuritë e mia që më kanë ruajtur ekulibrin kanë qenë ndjenja e nënës dhe ndjenja e pedagoges, ku studentët i doja si fëmijët e mi”, vijoi rrëfimin Dema.

I ka mbijetuar kancerit të gjirit/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më

E pyetur se pse bashkëshorti e braktisi, ajo tha se ndoshta është një dobësi karakteri dhe se nuk e di pse mori atë vendim.

“Edhhe unë e kisha ndjenjën e turpit dhe shpeshherë kam reaguar keq kur në autobus më thoshin njerëzit: “Ky fëmijë nuk të ngjan fare ty”. Nuk e kam mbajtur veten për të bukur dhe simpatike, por kam dashur të jem e zgjuar”, tha Iliana.

I ka mbijetuar kancerit të gjirit/ Gruaja e hekurt shqiptare: Burri më

Ajo tregon se për shtatë vite ka patur shumë vështirësi, pasi Gjergji kishte nevojë për shumë kujdes dhe përkushtim. Por pavarësisht kësaj, ajo asnjëherë nuk e la pas punën.

“Trashëgonte nga babai bajamet e sëmura, të cilat shoqërohen me temperaturë 39 gradë. Edhe nëse fle, ti je zgjuar për t’u kujdesur për djalin. Unë i kam dhënë liri atij, dhe kjo ka qenë shumë mund, pasi ai nuk e ka sensin e kohës. Për interesat e tij, mendja i punon mirë. Janë shumë paqësor, shumë të dashur. Kanë aftësi për të kapur të bukurën”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI TË ATIN NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË/ Rudina Dembacaj: Sa budallaqe kam qenë, kam menduar se…
Previous article ME MAGNITUDË 5.5 BALLË/ Momenti kur tërmeti shkund dyqanin në Tetovë, shikoni si rrëzohen gjërat (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT