• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KA KURSIME…”/ Gjetja e 522 mijë eurove në autobus, flet avokati i shoferit: Vendimi do të apelohet! Ka biznes në Itali dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“I KA KURSIME…”/ Gjetja e 522 mijë eurove në autobus, flet avokati i shoferit: Vendimi do të apelohet! Ka biznes në Itali dhe…

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shoferi i autobusit, Elidon Çela, që u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit ka deklaruar se paratë i ka fituar gjatë punës në shtetin italian. Sipas avokatit të tij, ai është shprehur se të ardhurat janë kursime ndër vite dhe do t’i investonte në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata la në burg Elidon Çelës, avokati Gramoz Lika u shpreh se vendimi do të apelohet.

“Për sa i përket shoferit i cili i kishte sjellë nga shteti italian në pikën e kalimit shumën prej 520 mijë eurosh, gjykata vendosi ta lërë në burg, për faktin se duhet të provojë nëse i ka këto lekë me djersë e me mund apo i ka në rrugë të tjera.

Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në shtetin italian, familjarisht, lekët i ka kursime ndër vite dhe i kishte sjellë t’i investonte në Shqipëri, por gjithsesi këtë do ta zgjidhë hetimi.

Të dy ndihmësit e tjerë, shoferët që i kishte u lanë të lirë nga gjykata pasi doli se nuk kanë lidhje as me paratë, as me sendet e tjera që janë gjendur në autobus.

Janë disa sende që mund të diskutohet që mund të paguhet për to akcizë, sende pa vlerë, siç janë ndonjë shishe verë, janë ilaçe për kalamaj, karroca, sende që nuk përbëjnë ndonjë vlerë të madhe as për shtetin, as për shoferin.

Gjithsesi fakti që u ngrit dyshimi për veprën penale për pastrim të produkteve të veprës penale, shoferi do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest me burg deri në sqarimin e rrethanave. Gjithsesi vendimi është objekt ankimi në Gjykatën e Apelit.

Ai po i sillte nga Italia sepse i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë.

Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 mln euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat. Gjithsesi kështu mendoi gjykata, kështu mendoi prokuroria dhe shoferi do të rrijë i paraburgosur deri sa situata të zgjidhet, ose Gjykata e Apelit të marrë një vendim ndryshe. Vendimi do ankimohet dhe do të shkojë në Gjykatë të Apelit”, tha avokati.

Çela u arrestua pak ditë më parë në portin e Durrësit, pasi ishte shoferi i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Nuk gjente dot hotelin në Gjirokastër, Jim Belushi i kërkon ndihmë publike Ramës
Previous article REALI I MADRIDIT ME 5 MUNGESA SOT NDAJ LAJPCIGUT/ Ançeloti: Kush nuk do të dëmtohet të rrijë në…

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT