Kjo ishte lamtumira e fundit e familjarëve, miqve dhe kolegëve që ndanë vite pune me Ilia Terpinin, një ndër kino-operatorët e parë të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Ilia Terpini, një jetë dedikuar imazhit bëri historinë e kinematografisë dhe televizionit publik.
Terpini u nda nga jeta para pak ditësh në Francë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Nëse do të flitet për karrierën e tij 42 filma artistikë dhe më shumë se 150 dokumentare të realizuar nga Ilia Terpini.
Për kontributin e tij ai mban titujt “Artist i merituar” dhe “mjeshtri i madh”.