• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT SHERIF MERDANIT/ Luan Zhegu: Një yll i pashuar për muzikën shqiptare
Home
Sociale

I JEP LAMTUMIRËN E FUNDIT SHERIF MERDANIT/ Luan Zhegu: Një yll i pashuar për muzikën shqiptare

30 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Një ditë më parë është ndarë nga jeta artisti i madh Sherif Merdani. Sot, dyert e mortit janë hapur, e miq e të afërm të këngëtarit kanë shkuar për t’i dhënë nderimet e fundit.

Dy nga këngëtarët e mirënjohur, Kozman Dushi dhe Luan Zhegu, treguan për kamerën e “News 24”, historitë që kanë pasur me Merdanin dhe shijet e tij në këngë.

Luan Zhegu, tha se këngëtari do të jetë një yll i pa shuar për muzikën shqiptare. Si dhe rrëfeu momentet e para të takimit me të pas daljes nga burgu.

“Përshtypjet për Sherif Merdanin kanë qenë me emocion. Sapo doli nga burgu takimin e parë e kemi pasur bashkë. Unë nuk e njoha, sepse ishte me një kapele. Por duke e parë te sytë dhe zëri i thashë Sherifi? Po më tha. U përqafuam dhe lotuam të dy. Emocioni tjetër ka qenë kur unë i kompozova këngën, “Se kënduan Let it Be” kënga pati jehonë të madhe.

Sherifi kur këndonte lotonte. Ajo ishte tamam jeta e Sherifit. Nuk e di, nuk e besoj akoma që Sherifi nuk është këtu. Ai ka ndërruar banesë. Ai ka shkuar në vend tjetër, e prapë do të ndriçojë dhe do të jetë dritën e tij, një yll i pashuar në muzikën shqiptare, i tillë do të mbetet. Gjej rastin të ngushëlloj gruan, djalin, të afërmit dhe farefisin e tij”, tha Luan Zhegu.

Këngëtari tjetër, Kozma Dushi ka treguar shijet muzikore të Sherif Merdanit. Sipas tij, Sherifi nuk dëshironte të këndonte me regjistrim dhe gjithmonë preferonte të këndonte live, ndërsa shtoi se ishte i shqetësuar për ecurinë që ka marrë muzika shqiptare.

“Sherifi bëri për vete rininë me këngët e tij të bukura. Takoheshim shpesh, se ishim në një lagje. Dy muajt e fundit s’e kam parë. Ai ishte intelektual, artist. Kishte zë të ëmbël, brilant dhe ishte i dashur me shokët. I lutem Zotit të prehet në paqe. Do ta kem në zemër për gjithë jetën. Unë me Sherifin kam biseduar shpesh. Festivali i 11, por dhe të gjitha kur ka marrë pjesë ai ishin këngë perla. Sherifi në vitet që erdhi demokracia filluan festivale që këndohej play back.

Ai nuk i dëshironte këto, e gjithmonë bënte kritika për këngët. Sherifi i donte këngët me ritëm, me poezi. Ajo kohë ka bërë një super gabim të madh. Ai vetëm këndonte, shpirtin kishte. Edhe në Librazhd ku e takova unë, i dha atmosferë atij qyteti. Të gjithë e donin. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin s’duhet të ndodhte kurrë. Ai nuk e meritonte. Brezi i tij këndon akoma. Mesazhi i tij është që këngët janë të bukura, artistët janë të lirë, muzika të bëhej live, muzika të mos bëhej rrëmujë. Ai nuk i donte tallavatë e këto të tjerat. Sherif Merdani solli një mënyrë të re të të kënduarit”, tha Kozma Dushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Basha mbledh "katër kamberë në një derë"...
Previous article LAJM I BUKUR/ Kledi Kadiu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emri dhe FOTON e parë të djalit

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT