• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I JEP DRITËN JESHILE PROJEKTIT/ Gjykata: Muri amerikan do ndërtohet
Home
Nderkombetare

I JEP DRITËN JESHILE PROJEKTIT/ Gjykata: Muri amerikan do ndërtohet

27 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që presidenti Donald Trump mund të përdorë 2,5 miliardë dollarët nga fondet e Pentagonit për ndërtimin e një pjese të murit në kufirin jugor.

Kështu, Gjykata Supreme bllokoi vendimin e një gjyqtari federal në Kaliforni, i cili ia ndaloi presidentit që të shpenzonte paratë për ndërtimin e murit.

Ndërtimi i murit, që ndan SHBA-në me Meksikën ishte premtuar nga Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Ndërtimi i murit kundërshtohet nga demokratët. Vendimi i Gjykatës Supreme do të thotë se paratë do të përdoren për të ndërtuar pjesë të murit në Kaliforni, Arizona dhe Nju Meksiko.

Gjykata në Kaliforni kishte argumentuar se Kongresi amerikan nuk kishte autorizuar në mënyrë specifike që këto fonde do të përdoreshin në ndërtimin e murit. Përmes një postimi në “Twitter”, presidenti Trump e quajti “fitore të madhe” vendimin e Gjykatës Supreme.

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i murit do të ndihmojë në frenimin e migrimit ilegal. Demokratët në anën tjetër kanë thënë se janë për rritjen e sigurisë kufitare, por sipas tyre, ndërtimi i murit do të ishte i kushtueshëm dhe nuk do të ishte efektiv.

Më herët gjatë këtij viti, Trump kishte shpallur emergjencë kombëtare, duke thënë se atij i duheshin 6,7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, pasi ai ka thënë se kjo është çështje e sigurisë kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË KAPSHTICË/ Plagoset gazetarja dhe dy pasagjeret... (VIDEO)
Previous article NË NDESHJEN KUNDËR PSG/ Drejtuesit e klubit "Zikaltër" me mision sekret, ja kë po "peshkon"

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT