• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I INFEKTUAR ME COVID-19/ Kisha Ortodokse jep lajmin: Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta…
Home
Sociale

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Kisha Ortodokse jep lajmin: Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta…

14 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes një postimi në Facebook, ata shkruajnë se përgjatë 4 ditëve, Janullatos ka shfaqur vetëm simptoma të lehta dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht, kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin “Evaggelismos” në Athinë.

Njoftimi i plotë i Kishës Ortodokse

Kryepiskopi vazhdon me simptoma të lehta dhe merr urime të shumta për shërim të shpejtë. Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas këto 4 ditë vazhdon të jetë me simptoma të lehta, e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të mjekëve. Në përshëndetjen pas shtrimit në spitalin “Evangelismos”, Fortlumturia e Tij Anastas theksoi se “Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Zoti është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Zotin”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”… Dhe citoi një varg të Ungjillit, që shpreh mënyrën se si duhet ta përballojmë pandeminë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Llk.8:50). Kryepiskopi Anastas ka shprehur falënderime për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe për njerëzit e shumtë, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane e të zjarrta. Këto ditë kanë qenë të pareshtura interesimi, telefonatat, mesazhet dhe reagimet në media nga besimtarët orthodhoksë, që presin ta shohin Kryepiskopin sa më shpejt mes tyre. Vëmendje të madhe kanë treguar në këtë rast edhe mediat e ndryshme, disa prej të cilave kanë bërë një pasqyrim korrekt dhe të ngrohtë. Një vizitë në spital i bëri Kryepiskopit edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zj. Luela Hajdaraga, e cila i shprehu Fortlumturisë së Tij Anastas gëzimin që po e takonte dhe që shikonte se ishte mirë. “Do t’ia çoj këtë mesazh gjithë shqiptarëve që ndodhen këtu dhe gjithë popullit shqiptar. Falënderojmë Zotin dhe ju kemi në lutjet tona”, tha ajo mes të tjerash. Kryepiskopi vlerësoi ambasadoren për interesimin dhe u shpreh se me ndihmën e Perëndisë i gjithë njerëzimi do të dalë fitimtar ndaj pandemisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NGJAN ASPAK ME FIFIN QË JEMI MËSUAR TË SHOHIM/ Këngëtarja shfaqet me një look të ri që na fiksoi të gjithëve
Previous article "MË MËSOI TË NGRIHEM NË KËMBË DHE TË BËJ..."/ Dafina emocionon me dedikimin për të ëmën në ditën e lindjes së saj

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT