Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuzi’ ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten Pranvera Paçi, e cila i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj.
Në këtë mënyrë studentja në fjalë do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit.


