• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I HODHI 50 EURO PËR NGUSHËLLIM/ Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi
Home
Aktualitet
Kronikë

I HODHI 50 EURO PËR NGUSHËLLIM/ Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi

20 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë.

Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Enea Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.
Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.

Njësoj si anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër shkuan për ngushëllim tek shoku i tyre Gjin Boriçi, që e kishin vrarë një ditë më parë. Në këto komunikime tregohen me detaje sjellja e këtij personi dhe situate e rëndë që kishte ndodhur në familjen Alibej.

Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është arritur të ndërtohet linja piramindale e funksionimit të këtij grupi kriminal, ku në nivel drejtues dhe financues qëndrojnë, Hajdar Bako dhe Franc Çopja.

Ndërsa organizatori i vrasjeve është Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Kamami”.

Kurse krahu i armatosur dhe njësia e zjarrit që vepronte në teren për llogari të organizatës “Çopja” ishte Talo Çela me grupin e tij të përbërë nga vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Altin Ndoci, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, Altin Kamami, Maksim Koçi, Flobenc Meçe, Eljo Bitri, Guri Biba, Emiljano Ramazani, Ervis Daka, Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Plagosi 45-vjeçarin për shkak të lidhjes intime me gruan e tij, Goxhara i dërgoi videon e krimit kunatit të tij polic
Previous article RËNIA E LINDJEVE NË SHQIPËRI/ Çfarë po ndodh më qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Kukës?

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT