• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I HIQET LICENCA KOMPANISË SË AUTOBUZËVE TË UNAZËS/ Veliaj paralajmëron edhe linjat e tjera
Home
Politikë

I HIQET LICENCA KOMPANISË SË AUTOBUZËVE TË UNAZËS/ Veliaj paralajmëron edhe linjat e tjera

13 September, 2021 s.autor Politikë

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër. “Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të lehtësuar trafikun që rëndohet në muajin shtator me hapjen e shkollave, do të hyjë në fuqi dhe regjimi i furnizimit të pikave ushqimore dhe supermarketeve.

Ndërkaq, një tjetër masë e ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin është dhe ndalimi i qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.

“Në disa prej rrugëve ne kemi filluar të eksperimentojmë ato që i quajmë “rrugë shkollore”, ku, siç ndodh në të gjithë botën, bllokohet ajo rrugicë dhe përdoret në mënyrë këmbësore vetëm nga fëmijët derisa mbaron procesi mësimor. Në disa rrugica të tjera do të bëjmë një rishikim për kangjella, për t’u siguruar që trotuari ku fëmijët hidhen menjëherë nga dera kryesore ka një lloj barriere të mbrojtur derisa shkojnë te vija e bardhë, ose tek semafori,” u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DUA NGUSHËLLIME NGA ATO PLEHRA..."/ Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares në Fier: E reja e qëllua me...
Previous article "NUK E DIMË ENDE..."/ Flet babai i Evgjeni Baxhos: Kush janë këta njerëz, çfarë të rinj marrin në qafë?

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT