Tashmë mund të pushojë i qetë shpirti i shtetases Lirije Lami, 47 vjeçe e cila u helmua për vdekje nga nusja 21 vjeçe. Dje, një vit pas krimit, është bërë i mundur arrestimi i 21 vjeçares Marjana Cmeta, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim.
Mendohet se shkak për këtë veprim kanë qenë mosmarrëveshjet e shumta që kanë pasur vjehrrë dhe nuse.
Pas ngjarjes, e reja ka dashur të pastrojë shpirtin duke u falur në Allah dhe duke e rrëfyer këtë krim tek Hoxha i zonës. Ky i fundit edhe pse e regjistroi me video këtë ngjarje nuk pati guxim ta denonconte, duke u akuzuar si bashkëpunëtor për moskallëzim të krimit, raporton AlpeNews.al.
Por kjo histori nuk ka vetëm një fajtor krimi. Por, plotë katër të tillë, tre prej të cilëve kanë qenë në dijeni të krimit dhe nuk kanë denoncuar asgjë në polici.
Këtë rrëfim shokues, hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshortin e viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu edhe Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi.
Cilët janë personat që kishin dijeni për ngjarjen dhe e fshehën atë:
- Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
- Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
- Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
- Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Ajo që bie më shumë në sy është edhe roli i vjehhrit në këtë rast. Një bashkëpunëtor i radhës i fshehjes së krimit të nuses duke mos kallëzuar krimin edhe pse ishte në dijeni të tij.
Marrëdhënia nuse-vjehrrë është ajo që tashmë ngrenë pikëpyetjet e radhës deri në zbulimin e shkakut pse ai fshehu vrasjen e bashkëshortes dhe mbajti krahun e nuses së djalit.
Përgatiti: AlpeNews.al



